AKTUALITET, 14 Maj 2019, 23:52

“Borchardt shame on you”, zbulohet autorja, e arreston policia/FOTO


Policia shoqëron një prej studenteve që dyshohet se shkroi parullën “Shame on you Borchardt”(Turp për ju Borchardt), në apartamentin ku banon ambasadori i OSBE-së në Tiranë. Lajmin e jep ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale. Vasili shkruan se studentja e shoqëruar nga policia është Ana Azizaj, aktiviste e LSI-së.

Studentja Ana Veizi

Sipas tij, ky veprim i policisë është turp dhe skandal, pasi e reja, shton ai, “ka të drejtë të mendojë ndryshe, ka të drejtë të protestojë”. Parullat kundër ambasadorit të OSBE sollën reagime edhe nga ambasada e SHBA e përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE në Tiranë, duke kërkuar nga liderët e opozitës që të distancohen nga akti.

Parulla kundër Borchardt

Postimi i Vasilit:

SKANDAL STUDENTJA NE POLICI PER BORCHARD!!!

Policia e Rajonit Nr.1 therret tani ne mes te nates studenten Ana Azizaj per ti bere presion. Arsyeja eshte se i ka thene Borchardit “Turp ti vije”.

Ky eshte TURP i vertete.

Policia qe nuk guxon te ndale horrat, kriminelet dhe te korruptuarit therret ne mes te nates nje vajze te re studente. Ana Azizaj ka te drejten e fjales ka te drehte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje.

TURP me te madh Shqiperia nuk ka pare. Turp per cdo nderkombetar qe hesht ndersa studentja Ana Azizaj thirret ne mes te nates. Turp ti vije te gjithe atyre qe heshtin.

Shame on you te gjithe atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj