TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste duket se është gati për zgjedhjet lokale, pasi ka gati dhe listat e këshilltarëve për bashkitë. Bulevard Online ka bërë publike listën e plotë të këshilltarëve të PS për Bashkinë e Durrësit, ku shihet një bashkëpunim mes deputetit Lefter Koka dhe kryeminsitrit Edi Rama.
Më tej mësohet se ndarja mes njerëzve të Lefter Kokës dhe Partisë Socialiste duket se është 50% me 50%. Ajo që bie në sy është se përveç emrave të njohur të PS-së, nuk mungojnë edhe emra eksponentësh kryesorë të LSI Durrës.
Një emër që të bën përshtypje është dhe Orges Liperi, emër i cili është bërë publik në kohën e hetimeve për Saimir Tahirin. Liperi është bërë publik në media, pasi njihej si njeriu që i kishte dhënë skafin privat ish-ministrit, i cili ksihte udhëtuar deri në Itali.
