TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, disa zona në Tiranë kanë ngelur pa energji elektrike, pasi një firmë private teksa po punonte në rrugën, në zonën e ‘Tregut Elektrik’ ka dëmtuar rrjetin 20kv.
OSHEE njofton se kanë ngelur pa energji elektrike, Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”.
Njoftimi i OSHEE-së:
Dëmtohet rrjeti 20kV, mbeten pa energji elektrike zona “Ali Demi”. Për shkak të dëmtimit të rrjetit 20kV pranë zonës së “tregut elektrik” nga një firmë private që po punon për shtrimin e rrugës, kanë mbetur pa energji 7 kabina që furnizojnë këto zona në Tiranë:
Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”. Grupet e punës së OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.