TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar deri tani 42 të vdekur dhe rreth 200 të zhdukur dhe dëme të mëdha material. Nuk i ka shpëtuar kësaj katastrofe në Kaliforni as vila e Valbona Çobas, Mis Fotozhenia dhe e treta në Mis Albania në vitin 1992.
Në një postim në Facebook, nëna e saj ka treguar tmerrin që kanë përjetuar, kur u shkatërrua gjithçka, “ndërkohë që fëmijët nuk mundën të merrnin dot asnjë lodër me vete” thotë ajo.
“Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Coba që gumëzhinte nga të qeshurat, lojrat e tre engjëjve të saj, tre perëndive të mia.
Postimi i nënës
Vetem mbreme, kjo ishte shtepia e vajzes sime te shtrenjte Valbona Coba qe gumezhinte nga te qeshurat,lojrat e tre engjejve te saj,tre perendive te miat.Ndikuar nga zjarret ne Los Angeles,luanin si zjarrfiksa,te paret nxirrnin femijet jashte,ju thoshnin…nje loder do marresh vetem e dil.
Fjeten te qete ne endrrat e tyre se kishin shpetuar njerez,femije por mbas mesit te nates u ngriten te tronditur,te detyruar te dilnin shpejt nga shtepia…nuk morren dot asnje loder.
Flaka e kuqe po kercenonte gjithcka njerezore.Ishte fatkeqesi natyre ne te gjitha dimensionet.
Te gjithe qane,Valbona ishte me e tronditura…po digjej nje shtepi e tere,vite te tera te saj si nene, gjera te dashura private,kujtime Ajo qe duhej te qante e fundit isha une…qava,e lashe veten me deshire te ndihej aq keq,sa ishte realiteti.
E rendesishme eshte…te gjithe jane mire!