AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 09:15

Policia kap 'mat' 24 vjeçarin me dy pistoleta/ EMRI

Policia kap 'mat' 24 vjeçarin me dy pistoleta/ EMRI

Policia e fierit ka arrestuar në flagrancë 24 vjeçarin Alban Urlateanu banues në Patos, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij, janë gjetur dy pistoleta.

Ndërsa në shtëpinë e 24 vjeçarit u zbulua Cannabis Sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme nga ana e policisë së shtetit në kapjen e të fortëve.

Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë në mjet, arrestohet në flagrancë shtetasi:

• Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

TPZ.AL