AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 21:57

Basha sulmon Sandër Lleshin: Paralajmërimet e mia kanë dalë, dijeni se…

Basha sulmon Sandër Lleshin: Paralajmërimet e mia kanë dalë,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk i ka kursyer sulmet ndaj zëvendësministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, i cili është refuzuar 2 herë të dekretohet nga Presidenti Ilir Meta.

Ai u shpreh “Dërgimi i një vartësi në krye të Ministrisë së Brendshme që nuk mbahet mend të ketë mbajtur një qëndrim për fikjen e radarëve, apo një qëndrim për kupolën e policisë, gjysma e së cilës tashmë është në kërkim, nuk do mend që nuk do të bëjë asgjë. S’ka thënë asgjë kur vendi është zhytur në krim dhe drogë”.

Më tej ai u shpreh: “Dijeni se ajo që kam paralajmëruar unë deri më tani ka dalë. Ndaj, ajo që po paralajmëroj sot është se emrërimi apo jo i Sandër Lleshit, tregon kapjen në mënyrë të plotë të Ministrisë së Brendshme, dhe është në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndërhyrje për kapjen e shtetit nga Edi Rama”.