AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 10:03

‘Gjykata Kushtetuese’, ish-ministri: Çfarë legenllëku e qeveris këtë vend!

‘Gjykata Kushtetuese’, ish-ministri: Çfarë

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, aktualisht jashtë funksionit, ka ardhur reagimi i ish-ministrit Ylli Manjani.

Përmes një postimi në “Facebook” Manjani shkruan se për liritë dhe të drejtat e njeriut që dhunohen apo atyre që iu rrëmbehen pronat e për çështje të tjera nuk duhet Gjykata Kushtetuese por për dekretin e Sandër Lleshit po.

Postimi i Manjanit

Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;

Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;

Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;

Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.

Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!! TPZ.AL