AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 22:07

Mesazhi i koduar i Dritan Zaganit: Kërkuat tepsinë, por po shkoni drejt hellit!

Mesazhi i koduar i Dritan Zaganit: Kërkuat tepsinë, por po shkoni

Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani, i njohur për denoncimet ndaj grupit të Habilajve me ish-ministrin Saimir Tahiri, ka reaguar sërish.

Në rrejtin social ‘Facebook’, duke iu referuar mazhorances, ai ka shkruar: “Deshët tepsinë, por po shkoni drejt helit….!”, pa dhënë më shumë detaje.

Pak ditë më parë, Zagani u shpreh se këtë javë do të publikohen audio-përgjime që implikojnë zyrtarët e lartë të mazhorancës në afera korruptive dhe lidhje të dyshimta me trafikantë droge. Zagani aktualisht jeton në Zvicër, ku ka fituar azil politik.