AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 10:13

Durrës, kishin mbushur makinën me armë, kapen dy të rinjtë/ VIDEO+EMRAT

Durrës, kishin mbushur makinën me armë, kapen dy të

Mëngjesin e sotëm policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, pasi kanë qenë në hetim për më shumë se dy muaj për trafikim të armëve.

Bëhet fjalë për Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës dhe Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Forca e Ligjit në territor godet në Durrës.

Sekuestrohen armë dhe municione luftarake.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar ” Guns 18″.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës;

• Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm

• një pistoletë tip ” Blou”Mini;

• 2 krehera, 25 fishekë;

• një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal. TPZ.AL