AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 23:02

Nishani, akuza Bushatit: Ka gënjyer shqiptarët, ne e marrim vesh nga mediat greke

Nishani, akuza Bushatit: Ka gënjyer shqiptarët, ne e marrim vesh nga

Ish-presidenti, Bujar Nishani i ftuar në “Natë me Xhaxhiun”ka folur edhe për marrëdhëveshjen e detit të Shqipërisë me shtetin grek.

Për Nishanin, Bushati ka gënjyer shqiptarët dhe me këtë marrëveshje qeveria e Ramës ka prekur thellë interesesat e shtetëve të tjerë në rajon. Për ish-presidentin nëse nuk do ishte për mediat greke ne nuk do e merrnim vesh kurrë që janë shitur rreth 12 milje det.,

“Jam rezervuar për ta dhënë fjalën e fundit. Janë bërë përpjekje për nëgociata në mënyrë të fshehtë, pa lejen e Presidentit. Ministri gënjen.

Procesi i negociatave ata bëjnë negociata dhe gënjejnë shqiptarët. Ne e marrim vesh nga mediat greke që u kemi dhënë 12 milje det. Ishte Turqia që e stopoi. Interesat e kufijve në Mesdhe shkojnë përtej interesave të Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh ai.