AKTUALITET, 1 Prill 2019, 10:41

Digjen të gjallë pasagjerët e autobusit në Peru

Digjen të gjallë pasagjerët e autobusit në Peru

Të paktën 20 persona vdiqën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një autobus në Lima. Shumica e viktimave ishin në fund të autobusit 2 katësh dhe nuk mundën dot të dilnin nga automjetit, shkruajnë mediat vendase.

Autobusi u përfshi nga flakët në pjesën e pasme të tij, ndërsa dëshmitarët kanë përjetuar momente të tmerrshme teksa shikonin pasagjerët në fund që po digjeshin të gjallë dhe nuk kishin mundësi të shpëtonin.

Dëshmitarët okularë thanë se zjarri ra te motori në pjesën e pasme dhe u përhap shumë shpejt në brendësi. Pamjet televizive treguan autobusin komplet të djegur i cili po udhëtonte nga Lima në qytetin bregdetar të Chiclayos.

Autobusit i mungonin pajisjet e fikjes së zjarrit dhe të sigurisë, janë shprehur shërbimet e zjarrfikëses për mediat lokale. Kompania e autobusit do të gjobitet, pasi nuk ka plotësuar standardet, tha për gazetarët, Kryebashkiaku i Limas, Jorge Munoz.