AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 13:49

Anuloi zgjedhjet, Meta konferencë urgjente nesër në 08:00

Anuloi zgjedhjet, Meta konferencë urgjente nesër në 08:00


Burime nga Presidenca konfirmojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis nesër ditën dhe javën në orën 08:00 me konferencën e jashtëzakonshme për mediat për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.

Një ditë më parë kreu i shtetit çdekretoi datën 30 qershor si datë zgjedhjesh, nisur nga kriza politike që po kalon vendi dhe rreziku i përshkallëzimit në përplasje civile.

Gjatë konferencës urgjente për mediat, kreu i shtetit do të argumentojë vendimin e tij.

Vendimi i Metës nuk u mirëprit nga maxhoranca, të cilët shprehen se zgjedhjet do zhvillohen sipas datës së dekretuar nga kreu i shtetit në nëntor 2018. Ndërsa opozita e ka përshëndetur këtë vendim.