Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka renditur ironikisht dhjetë paradokse propagandistike, sipas saj, të kryeministrit Edi Rama mbi protestën e opozitës dhe djegien e mandateve të deputetëve. Zhupa jep vesionin e kundërt të çdo deklarate që Rama bën kundër opozitës, për të bërë dallimin midis dy palëve.
Reagimi:
- Opozita ka frike nga drejtësia e re prandaj po le çdo imunitet parlamentar dhe del përballë drejtësisë së kapur si qytetarët e thjeshtë.
- Opozita ka frike nga zgjedhjet prandaj kerkon zgjedhje te parakohshme.
- Opozita eshte anti europiane prandaj kerkon zbatimin e standarteve te vendeve europiane.
- Opozita eshte kundra hapjes se negociatave prandaj kerkon shtet ligjor dhe zgjedhje te lira.
- Opozita nuk ka mbeshtetje popullore prandaj mbledh per 3 ore nje nga protestat me te medha te demokracise, qe e ben edhe Ramen mos shkoj dot ne parlament.
- Opozita nuk ka alternative prandaj eshte e vetmja qe ka paraqitur program ekonomik te bere me ekspertet e CDU gjermane.
- Opozita baltos imazhin e Shqiperise prandaj qeverise i bihen avionet me droge, i kapen deputetet e ministra ne bashkepunim me krimin, i shtohen azilantet, i mbyllen bizneset dhe i pasurohen oligarket me ppp dhe oferta te pakerkuara.
- Opozita ska ekip fitues prandaj nuk i gjen dot asnje kriminel qe e promovon dhe e kandidon.
- Opozita mbeshtetet nga mediat kazan prandaj jep reportazhe dhe kronika per aferat dhe keq qeverisjen e Rames ZDF, Rai, VOA, Liberation, etj.
- Opozita nuk e do Shqiperine prandaj lufton per nje Shqiperi si e gjithe Europa!