TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krahas kontrollit të banesave me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, tre gjyqtareve që firmosën pranimin e kërkesës së Dritan Dajtit, për gjykimin e shkurtuar u janë sekuestruar edhe aparatet telefonike.
Mësohet se telefonat janë dërguar për ekspertizë në policinë shkencore për të gjetur prova pas dyshimeve për veprime korruptive nga ana e tyre.
Po kur ka kaluar dy javë nga ky vendim, gjyqtarët tashmë i janë drejtuar gjykatës për heqie të sekuestros mbi aparatet telefonike dhe rikthimin e tyre. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e çështjes Liliana Baku. Gjitahtu për Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj prokuoria ka nisur edhe verifikimin e pasurisë së tyre.