TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Ervin Mata, i kërkuar për vrasjen në ish-Bllok i ka dhënë fund arratisë pas 5 muajsh duke u vetëdorëzuar sot në polici.
Mata nuk ka folur shumë në polici, por ka thënë se u dorëzua pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Elion Hatos.
Ai po ashtu është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.
Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn.