TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtëpia e një familjeje prej katër anëtarësh është shkrumbuar nga zjarri në fshatin Bulcar të Gramshit.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje. por pa mundur të shpëtojnë diçka nga kjo banesë.
Sipas deklaratës së Policisë, shkaku i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Katër anëtarët e familjes shpia e të cilëve është shkrumbuar kanë mbetur në qiell të hapur pasi nuk kanë se ku të strehohen.
Kryefamiljari Ferdinant Bujku ka bërë apel ndaj institucioneve si edhe ndaj të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë me diçka pasi të ardhurat e tyre ekonomike janë të pamjaftueshme për të gjetur një banesë tjetër për të jetuar.