AKTUALITET, 2 Mars 2019, 15:57

“Po nuk hapët fjalorin pyesni Gentin”, Bejtja: Butaforia me Samitin, 1.5 milionë shqiptarët nuk mund të…

“Po nuk hapët fjalorin pyesni Gentin”, Bejtja: Butaforia me

Analisti Andi Bejtja, përmes një reagimi në rrjetet sociale, e ka quajtur butafori, Samitin e Diasporës që po zhvillohet prej dy ditësh në vendin tonë.

Bejtja thotë se, kjo mbledhje e shqiptarëve ka probleme që nga etiketimi "’samit", sa kohë që përkufizimi i këtij të fundit është takim mes krerëve të shteteve.

Sipas tij, nuk ka asnjë mënyrë që 1500 shqiptarë të përfaqësojnë 1.5 milonë që janë larguar nga vendi.

Reagimi i Bejtjes:

Butaforia e Samitit…

Samiti Diaspores…Ore injorante…..a e keni te qarte kuptimin e fjales Samit apo jo…Samit do te thote takim kryetaresh shtetesh ku zakonisht synohet te arrihet dhe ne nje marreveshje…Nqs nuk e keni kaq kulture hapni fjalorin ose minimumi pyesni me te lexuarin e qeverise Gent Caka…se po nuk patet te qarte emertimin nuk keni si te keni te qarte dhe objektivin. Dhe mos u lodhni kot se nuk mund ti perfaqesojne shqiptaret e larguar qe jane gati 1.5 milione ata 1500…se sado te mire te jene te jeni te bindur qe shqiptaret e sukseshem ne bote jane te pazeshem, modeste, nuk rrahin gjoksin nuk i bien deres qeverise dhe mbi te gjitha jam I bindur qe e dine kuptimin e fjales Samit dhe kane thene me vete: cpune kam une ne nje Samit kur nuk jam kryetar shteti..