AKTUALITET, 2 Mars 2019, 18:55

Siti triumf minimal për kreun, përmbysje e çmendur e Junajtid

Siti triumf minimal për kreun, përmbysje e çmendur e Junajtid

Pjesa e parë edhe pse e dominuar nga ekipi i Guardiolës u mbyll me shifrat 0-0, ku në fundin e saj Kevin De Bryjne, la lojën e dëmtuar, duke shqetësuar së tepërmi trajnerin spanjoll. Në fraksionin e dytë, Siti erdhi më konkret dhe në minutën e 55-të shënoi golin e avantazhit me autor, Rijad Mahrez.

Më pas, deri në fund “Citizens” administuan fitoren, duke marrë tre pikët dhe vendin e parë gjithashtu, me Liverpulin që tashmë është nën presion përpara derbit ndaj Everton.

Ndërkohë, në “Old Traford”, Mançester Junajtid ka triumfuar në frymën e fundit ndaj Sauthemptonit, duke përmbysur shifrat nga 0-1 në pjesën e parë, në 3-2 në fund të ndeshjes.

Sfida nisi mirë për miqtë nga Sauthempton, të cilët në minutën e 26-të kaluan në avantazh me supergolin e mbrojtësit Valeri. Pjesa e dytë, ishte ndryshe për “djajtë e kuq”, pasi në minutën e 53-të barazuan shifrat me anë të Pereirës, i cili shënoi një gol fantastik.

Gjashtë minuta më vonë, Romelo Lukaku bëri gjithçka mjaft mirë në zonë dhe përmbysi gjithçka, duke çuar në festë tifozët e tij. Gjithsesi, festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 75-të Uord-Prous shënoi një gol për kornizë, pas ekzekutimit në mënyrë perfekte të një goditje dënimi.

Mançesteri u përpoq deri në fund për të ndryshuar diçka dhe u shpërblye dy minuta përpara fundit, kur Romelo Lukaku shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Kështu, ekipi i Solskjaer kap vendin e katërt, duke parakaluar Arsenalin.

Bornmuth 0-1 Mançester Siti

Shënues: Mahrez 55’

Brajton 1-0 Hadërsfilld

Shënues: Andone 78’

Bërnlej 1-3 Kristal Palas

Shënues: Bardslej 15’(aut.), Batshuaj 48’, Zaha 76’

Manchester Utd 3-2 Southampton

Shënues: Pereira 53’, Lukaku 59’, 88’ / Valeri 26’, Uord-Prous 75’

Uolves 2-0 Kardif

Shënues: Jota 16’, Himenez 18’