TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri TV, ka folur për vendimin e tij për t'u dorëhequr.
PJESË NGA INTERVISTA:
Ramush Haradinaj: Ftesa e ofendon Kosovën, se kur shkon kryetari i qeverisë shkon shteti. Atëherë ne na preket sovraniteti. E ka pasur të pamundur që të paraqitem si qeveritar. Për të ruajtur sovranitetin edhe si luftëtar shqiptar do shkoj si njeri i thjeshtë.
A mund të evitohej dorëheqja? Marrim parasysh se nuk ka një aktakuzë.
Ramush Haradinaj: Mundesh po do të ishte lëndim i shtetit. Ëshë lëndim i madh që ia bën një shteti të ri. Nuk desha që të jap sinjale se kërkush nuk e detyron kryetarin e shtetit për ndryshim territoresh. Kjo duket ndoshta jo e nevojshme, por shtetet krijohen përmes shembujve.
Kush do ta ushtrojë pozicionin e kryeministrit?
Ramush Haradinaj: Unë jam në dorëheqje deri sa të vijë pasardhësi im.
Pse nuk vendoset një person tjetër por kërkuat zgjedhje ?
Ramush Haradinaj: Më e sigurt është në dorë të popullit. Unë kam vlerësuar se vetëm sovrani e ka radhën për të vendosur. Është e hapur mundësia për të blerë. Populli e vendos çmimin. Mund të ketë vendim për krijimin e një dodikrepublike brenda nesh dhe kjo ccon në shpërbërje, ose mbrotje të taksës që mund të na ccojë në njohje. Këtë e vendos populli. Është referendum. Temat janë shumë të mëdha dhe kombëtare. Shteti është në pyetje. Hapja e kufijve e shbën Kosovën. Është shumë e rrezikshme. Taksa nuk është përkrahë nga të gjithë dhe është gabim. /syri.net/