AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 18:43

Sakrifica për të shkuar në Angli, policia britanike ndalon katër shqiptarët e “paketuar”, në kuti, arrestohet kapoja (FOTO)

Katër shqiptarë u gjetën të mbyllur në kuti kartoni në pjesën e pasme të një kamioni. Ata kishin paguar 700 euro secili për të hyrë në mënyrë klandestine në shtetin britanik.

Policia britanike ndaloi kamionin, i cili ishte nisur nga Frankfurti.

Gjatë operacionit, kamioni ishte ndaluar në anën franceze dhe shoferit i ishte kërkuar që të hapte kutitë, të cilat ishin të lidhura me një shirit blu. Brenda kutive policia zbuloi 4 shqiptarët.

Njëri prej anëtarëve të bandës tashmë është i arrestuar dhe ndodhet në proces gjyqësor.

Sipas Daily Mail i arrestuari është Vladimir Tollumi, 39 vjeç, i cili shte një nga katër njerëz it që trafikonin emigrantë të paligjshëm në Britani. Tollumi ndodhej në Britani në mënyrë të ligjshme.

Tollumi u identifikua dhe u zbulua se pas tyre qëndron një grup i trafikimit të njerëzve.

Tre të tjerët nuk janë gjurmuar. Për rastin, Tollumi u shpall fajtor për kontrabandim të njerëzve nga një vend joanëtar në një shtet anëtar të BE-së. Jane Cochran e Krimit Ekonomik e Financiar deklaroi në gjyqin e Tollumit se ai ishte pjesë e një ndërmarrjeje kriminale.