AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 18:38

Ndërron jetë 28-vjeçari në Korçë, gjashtë ditë pas aksidentit

Ndërron jetë 28-vjeçari në Korçë, gjashtë

Ka ndërruar jetë disa ditë pas aksidentit të rëndë, në spitalin e Korçës i riu 28-vjeçar.

Erjon Larti, rreth një javë më parë humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte në aksin e rrugës Korçë – Maliq dhe goditi një mjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.

I riu 28-vjeçar, Erjon Larti, 6 ditë më parë po udhëtonte me mjetin e tij tip Volkswagen, në drejtim të fshatit Bulgarec, ku humbi kontrollin e makinës dhe goditi një automjet tjetër të parkuar në anë të rrugë.

Për pasojë 28-vjeçari mori plagë të rënda dhe prej një jave ndodhej i shtruar në spitalin e Korçës ku ditën e sotme ka ndërruar jetë.