AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 20:52

Detajet e reja, gjendja shëndetësore e deputetit Paulin Stërkaj në spitalin e...

Detajet e reja, gjendja shëndetësore e deputetit Paulin Stërkaj

Një status i kryeministrit Edi Rama që lutej për shëndetin e deputetit socialist të Shkodrës kapi në befasi shumicën e atyre që ishin fokusuar tek aktualiteti politik.

Postimi i Ramës

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit ?Forca mik?Jemi të gjithë me ty?”.

Stërkaj, njeriu që u shpall 12 herë kampion në mundje, ka nisur një betejë të vështirë me një goditje të papritur cerebrale që ka pësuar.

Burime pranë Partisë Socialiste e konfirmojnë një gjë të tillë dhe sqarojnë se deputeti i Shkodrës po kalon orët më kritike.

Burime të AlpeNews.al, bëjnë me dije se deputeti ndodhet në spitalin nr.5, pranë QSUT Tiranë.

Të njëjtat burime bejne me dije se Stërkaj ndodhet në reaminacion dhe po ndiqet nga Mira Rakacolli.