AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 19:09

I tha gazetares se ia sqaroi pronarit, biznesmeni nxjerr zbuluar Erion Veliajn

Ditën e sotme gazetarja e Fax News Ambrosia Meta është përplasur me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Gazetarja e e pyeti kryebashkiakun nëse do të përdorte dhunë ndaj artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe kanë paralajmëruar se do hyjnë në greve nëse qeveria nuk tërhiqet.

Por Veliaj ashtu si Rama nuk iu përgjigj pyetjes në mënyrë të drejtpërdrejtë por i përmendi asaj që kishte folur me pronarët.

Ndërkohë, pronari i televizionit "Fax News" ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Kasem Hysenbelliu e ka nxjerrë Veliajn gënjeshtar, duke i thënë se komunikimi i fundit i drejtpërdrejtë me të ka qenë në ditëlindjen e Bashkim Hoxhës, ndërsa në rrjetet sociale ka qenë në ditëlindjen e tij.

Teksa publikon dhe mesazhin, Hysenbelliu  shkruan:

Si te kam Kryetar! Kemi kohe pa u takuar,qe ne ditelindjen e Bashkim Hoxhes,ndersa komunikimi i fundit eshte urimi per ditelindjen time. Teatri s eshte problemi im…Te fala artisteve"

35800757_10215899170222795_6575146458280886272_n.jpg