AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 18:04

Këshilltari i Ramës emërohet zv.ministër i Jashtëm

Këshilltari i Ramës emërohet zv.ministër i Jashtëm

Këshilltari diplomatik i kryeministrit të Shqipërisë, Gent Cakaj, do të jetë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Lajmi për emërimin e Genc Cakajt zëvendësministër është botuar në Fletoren Zyrtare. Cakaj zëvendëson në këtë detyrë Kleopatra Maliqin, e shkarkuar nga Këshilli i Ministrave me 7 qershor. Në vendim nuk specifikoheshin arsyet për largimin e Maliqit nga posti i numrit dy të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjatë punës në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Maliqi ishte e ngarkuar me çështjet e procesit të integrimit europian.