TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe sot artistë të shumtë dhe qytetarë janë mbledhur para Teatrit për të kundërshtuar shembjen e tij.
Ata i kanë bërë sërish thirrje qeverisë, për tu tërhequr nga projekti që i hap rrugën shembjes ë Teatrit.
Ka qenë aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Arsyeja pse erdha këtu është se nuk kam parë asnjë të ri që të vij këtu. Ti s’ke për ta bërë atë projekt o plak, shko e bëje diku tjetër. Kjo është skena më e rëndësishme e të rinjve. Disa servilë shiten për një projekt në teatër. Disa të tjerë nuk vijnë. Duhet të vijmë të gjithë të rinj. Artist me pordhë, pa pordhë, pa lekë apo me lekë”, tha Ukcenaj në protestën tek Teatri.
Më pas një fjalë e ka mbajtur dhe aktori Neritan Liçaj, icili ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet, pasi nëse nuk ndodh kjo gjë ai tha se do ketë luftë.
“Kur kjo qeveri ka ardhur me një platformë rilindje, kjo gjë duhet bërë. Duhet ë hidhen themelet për ligjin dhe artin dhe kulturën. Kur vjen puna për asgjësimin tonë, dua ti them një gjë që asgjësimin tim e vendos vetëm unë dhe ai lart. Kur vjen puna për asgjësimin tim dhe kolegëve tanë, ne do të nisin luftën nuk dorëzohemi, unë djalë ushtaraku dhe di një shprehej, “Dy duar për një kokë”, o të na vras o ta vrasim”, ishte kjo deklarata e Neritan Liçajt