AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 20:04

Zyrtarizohet marrëveshja, Ilir Daja është trajneri i ri i Flamurtarit

Tashmë mund të thuhet se ka marrë fund çështja e trajnerit të ri të Flamurtarit. Pankina e vlonjatëve do i besohet për sezonin e ardhshëm trajnerit që drejtoi Skënderbeun, Ilir Daja.

Një akord i tillë kishte kohë që po qarkullonte në mediat sportive, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm në ditën e sotme. Faqja e vlonjatëve në “Facebook” ka njoftuar nënshkrimin e kontratës së re për Ilir Dajën, i cili ka qenë në ditën e sotme i pranishëm në ambientet e klubit të Flamurtarit.

Daja njihet si një trajner që sjell sukses në ekipet ku shkon, teksa është shpallur kampion me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun.