AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 19:24

Grabisnin të moshuarit, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

Grabisnin të moshuarit, shkatërrohet banda e shqiptarëve në

Detaje të reja janë bërë të ditura për bandën e shqiptarëve që u shkatërrua një ditë më parë në Itali.

Sipas mediave në vend mësohet se shqiptari i arrestuar është një person që i thërrisnin Eduard që ishte dëbuar nga Italia, fshihej dhe janë dashur shumë orë kërkime për ta gjetur atë.

Një tjetër detaj që është bërë publik është se shqiptarët dhe anëtarët e tjerë të bandës, torturonin që të moshuarit gjatë grabitjes së banesave të tyre.

Sipas mediave një i moshuar ishte rrahur me gurë për vetëm 100 euro. Banditët përdorin dhe kaçavida dhe përdorin dhunën fizike për të përhapur terror.

Banda e hajdutëve ishte e përbërë nga shqiptarë, që ishin dhe kyesorë, moldave dhe persona nga kombësi të tjera.