AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 19:57

Milan ‘parakalon’ Inter, Forbes shpall klubet më të pasur në botë

Milan ‘parakalon’ Inter, Forbes shpall klubet më të pasur

Revista amerikane ‘Forbes’ ka shpallur klubet më të pasura në botë duke renditur kështu skuadrën e Manchestër United në krye të klasifikimit.

Klubi anglez ka një vlerë prej 4.12 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë renditet skuadra kampione e Champions League, Real Madrid me një vlerë totale prej 4.09 miliardë dollarë, ndërsa vendi i tretë i podiumit mbahet nga Barcelona me një vlerë prej 4.06 miliardë dollarë.

Ndërkohë ajo që bie në sy është që skuadra e Milanit që renditet në vendin e 17-të, një vend përpara Interit, i cili mban vendin e 18-të me vlerën e 606 milionë dollarë, ndërsa e para për ekipet italiane renditet Juventusi në vendin e nëntë.