TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat lokale spanjolle kanë shkruar gjerësisht mbi vrasjen e një shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Portali “La Verdad” shkruan se i ndjeri është vrarë në mënyrë mafioze.
Hetuesit arrijnë në këtë përfundim për shkak të plumbit në kokë, çka do të thotë për ftohtësinë e dukshme të ekzekutimit dhe saktësisë me të cilën vrasësi ka vepruar.
Shqiptaro banonte në Mazarron dhe kohë më parë kishte punuar në klube nate dhe në bare me muzikë live si truproje. Ende nuk dihen motivet e krimit, por ai mund të kishte krijuar armiqësi me krimin e organizuar.
Pas lajmërimit në polici për makinën që qëndronte në zonën e shkretë që prej së hënës, policia shkoi për kontrolle. Pak metra larg mjetit, u gjet trupi i pajetë i shqiptarit.
Pas policisë, në vendngjarje shkuan edhe hetuesit, duke qëndruar për orë të tëra për të mbledhur provat shkencore. Për shkak të terrenit të vështirë, bimësisë së lartë dhe mbeturinave, këqyrja e vendit të ngjarjes ishte e vështirë.