TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adriatik Alimadhi është një tjetër kandidat per deputet që pranoi të bëhej pjesë e parlamentit, pasi djegies së mandateve nga opozita. Kreu i Ballit Kombëtar, përveçse theu vendimin e opozitës, sqaron se nuk mbështet protestat e organizuara kundër qeverisë.
“Ne duhet të sillemi si qytetar të cilët pretendojnë të futen në BE. Protesta e opozitës është një veprim i nxituar. Unë jam mësuar të sillem si nacionalist. Unë mund të jem patrioti i fundit por kur të bëjnë një marrveshje me mua dhe Ballin Kombëtar duhet të japim besën. Unë dua që PD të jetë e shëndetëshme dhe me program të qartë. Ndërkohë që unë mendoj se LSI shkon herë andej herë këtej por boshti moral i politikës së qënësishme duhet të ketë një shtrat që të gjithë shqiptarët ta besojnë”, deklaroi Alimadhi në ‘Fax News’, që shton se nuk do të mbështesë mazhorancën, pasi nuk e lidh asgjë me qeverinë.
“Unë jam shumë i lumtur që kam marrë mandatin dhe ky është i ballistëve vlonjatë. Jam në gjendje t'i përfaqësoj denjësist pavarsisht situatave politike. Në lidhje me qeverinë nuk më lidh asgjë. Mua më kanë internuar dhe dëbuar në moshën 4 vjeçare, kjo domethënë nuk më lidh asgjë. Për mua sot është ish-partia kriminale e punës duke qeverisur vendin. Adriatik Alimadhi është me bindje të qarta atdhetare dhe patriotike, askush nuk ka të drejtën të luaj me mua. Mua dhe Ballin Kombëtar nuk e lidh asgjë me qeverinë”, përfundoi Alimadhi.
Ai ishte i shtati ne listen e Partise Demokratike ne Qarkun e Vlores ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2017.