TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjetit tip “Golf” që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në Lushnje rezulton me targa të vjedhura.
Ai u gjet i djegur në Thanasaj pak pas atentatit mbrëmjen e kaluar teksa gazetarja Dorjana Bezat raporton për Balkan Web se brenda mjetit janë gjetur dy armë tip kallashnikov.
Dyshohet se kallashnikovët janë armët që përdorën autorët e krimit për të kryer atentatin në lokal që la të vdekur pronarin Bledar Muça dhe të plagosur kunatin e tij, Judin Velo bashkë me 4 klientë të tjerë të rastësishëm .