AKTUALITET, 23 Gusht 2021, 22:48

Breshëri drejt lokalit, klientët shtrihen në tokë, një i vdekur, disa të plagosur, mes tyre pronari

Breshëri drejt lokalit, klientët shtrihen në tokë, një

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjes. Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas ABC, një prej të plagosurve është pronari i lokalit. Mësohet se, është qëlluar nga një automjet tip Golf me ngjyrë të zezë në drejtim të lokalit.

Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.

Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati të ketë qenë viktima, ndërkohë që mësohet të jetë emër i njohur në Lushnje.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë nuk dihen ende rrethanat.