TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak minuta pas vrasjes së 34-vjeçarit Bledar Muçaj në qytetin e Lushnjës, policia ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Thanasaj.
Uniformat blu njoftojnë automjeti i djegur dyshohet të jetë i autorëve të krimit të rëndë.
Ndërkohë për gjendjen e të plagosurve, policia bën me dije se janë 5 persona të cilët u plagosën dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.
Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.