TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I riu Leonard Rrapi, 30-vjeç i cili u përplas nga një makinë mbrëmjen e djeshme në qendër të Beratit, ka ndërruar jetë këtë të hënë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
30-vjeçari po shëtiste me miqtë e tij, Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç dhe Tahir Redhi, 30-vjeç të cilët mbetën të plagosur nga ngjarja.
Në këtë moment, makina tip “Benz” me targa AA 021 MS humbi kontrrollin dhe hyri brenda një dyqani me pajisje elektro-shtëpiake në qendër të qytetit.
Të pestë personat e plagosur janë nga Tepelena dhe sapo ishin kthyer nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit. Ata kishin bërë një ndalesë brenda në qytetin e Beratit, ku po shëtisnin përgjatë qendrës së qytetit. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në gjendje të rëndë.
Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Ergys Petro, banues në lagjen “Kushtrim” në Berat është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Beratit, nën mbikëqyrjen e forcave të policisë.