AKTUALITET, 23 Gusht 2021, 23:12

U qëllua me breshëri drejt lokalit në Lushnjë, policia ngre postblloqe për gjetjen e makinës, dyshohet për dy autorë

U qëllua me breshëri drejt lokalit në Lushnjë, policia ngre

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës ku në një lokal në pedonale është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Dyshohet që autorët të jenë dy persona dhe se policia po heton itinerarin e makinës.

Pronari i lokalit, Bledar Muçaj, ka humbur jetën.

Sipas bluve nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe.

“Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia