TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lushnja është tronditur pak minuta më parë nga një ngjarje e rëndë.
Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje në drejtim të një lokali. Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 40-vjeçari Bledar Muçaj, ndërkohë thuhet se një person ka mbetur i plagosur.
Fillimisht, konflikti mes personave të përfshirë ka ndodhur fizikisht, e më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.