AKTUALITET, 24 Gusht 2021, 08:43

Atentati në Lushnje, viktima në tavolinë vetëm me kunatin, të tjerët ishin klientë të rastësishëm në lokal

Atentati në Lushnje, viktima në tavolinë vetëm me kunatin,

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm në Lushnje.

Balkan Web raporton se nga këqyrja e kamerave rezulton se pronari i lokalit, Bledar Muça i cili ngeli edhe viktimë e atentatit ishte ulur në tavolinë vetëm me kunatin e tij, Judin Velon.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë 4 të plagosurit e tjerë, mes tyre dhe tre gra ishin kliente të rastësishëm në lokal dhe ishin ulur në një tjetër tavolinë teksa nuk kishin asnjë lidhje me Bledar Muçën.

Viktima ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa kunati Judin Velo ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.

Ditën e djeshme Lushnja u trondit nga atentati me armë zjarri pasi autorët me një Golf4 qëlluan nga makina duke hapur vetëm xhamin dhe vranë Bledar Muçën teksa plagosën kunatin e tij dhe katër klientët e tjerë.