AKTUALITET, 24 Gusht 2021, 08:46

Aksident tragjik në Velipojë, humb jetën një 16-vjeçar

Aksident tragjik në Velipojë, humb jetën një

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Velipojë.

Sipas informacioneve të parë, fëmija ishte duke ecur me një mjet bujqësor, kur është goditur nga prapa nga një tjetër makinë.

Për pasojë, 16-vjeçari ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës duke humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.