TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Data 10 qershor është një ditë e shënuar dhe me mjaft peshë sa i përket historisë së kombit shqiptar. 142 vjet më parë, në 10 qershor të 1878, u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit.
Iljaz Pashë Dibra ishte personi që drejtoi punimet e këtij kuvendi, ndërsa programi politik ishte hartuar nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë.
Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar.
Lidhja e Prizrenit synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm, shpalljen e ndarjes përfundimtare nga sundimi osman, për të treguar edhe në Europë se shqiptarët janë një komb i veçantë në Ballkan.
Ndërkohë sot në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Dr.sc. Parim Kosova.
“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Dr.sc. Parim Kosova.
Ekspozita do të hapet më 10.06.2020 ora 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ju mirëpresim!”- është shkruar në postimin e Qendrës në Facebook.