TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit në Tiranë.
Policia bën me dije se një prej të arrestuarve ka dhūnuar bashkëshorten në banese, kurse një tjetër ka ushtruar dhūnë ndaj një efektivi policie.
NJOFTIMI
Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Z., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhūnë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H., 46 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë private shtetasin J.L., 60 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve:
J.R., 45 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar motorrin në gjendje të dehur në masën 0.75mg/l;
E.C., 21 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.