AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 11:49

Shfrytëzim prōstitucioni, vjedhje e trafik drōge, OFL u dërgon formularin katër të dënuarve

Shfrytëzim prōstitucioni, vjedhje e trafik drōge, OFL u dërgon


Operacioni Forca e Ligjit u ndal sot në Elbasan, tek katër të dënuar për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i drōgës tek shfrytëzimi i prōstitucionit dhe vjedhja.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• A. T., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• V. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prōstitucionit në rrethana rënduese”;

• M. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.