TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Greqia ka planifikuar të zhvillojë një trajnim me avionë dhe anije të pajisur me raketa në zonën e Egjeut Lindor duke sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë prezencën e anijeve turke aty.
Mediat greke raportojnë se marina greke ka publikuar sëfundmi një NAVTEX, përmes të cilit njoftohen të gjitha anijet që lundrojnë në atë territor se në zonat e ishujve të Rodosit, Kastelorizos, Kretës dhe Karpathosit do të zhvillohen stërvitje ushtarake, shkruan Abc News.
Paralajmërimi hyn në fuqi nesër dhe zgjat dy ditë.
NAVTEX-i i publikuar nga marina greke përfshin edhe zonën ku është duke lundruar aktualisht anija turke “Oruç Reis” dhe grupi i anijeve që e shoqërojnë atë.
Prej disa javësh, në zonë gjenden një numër i madh anijesh ushtarake nga shtete të ndryshme si Franca dhe SHBA-të krahas Turqisë dhe Greqisë.
Tensionet mes dy vendeve kanë rritur shqetësimin në BE dhe SHBA për një konflikt të mundshëm ushtarak duke bërë që ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas të zhvillojë vizita “blic” në Ankara dhe Athinë me qëllim uljen e palëve në tavolinën e negociatave.