AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 10:45

Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Përmetit


Ka humbur betejën me Covid-19, ish- kryebashkiaku i Përmetit Dhimitër Nasi.

Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996.

Ai ishte infektuar prej disa ditësh, teksa nuk ia doli të fitonte betejën me këtë virus duke shënuar viktimën e parë në këtë qytet.

Nasi u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë faqja “Bashkësia Përmet” në rrjetet sociale e cila i përcjell ngushëllime familjarëve të të ndjerit.