TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka reaguar i trishtuar pas lajmit për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të parë të Përmetit, Dhimitër Nasit, i cili e humbi betejën me koronavirusin.
“Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.
“Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shembuj si i Dhimitrit!”, thotë presidenti.
POSTIMI:
Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri!
Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!
Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shëmbuj si i Dhimitrit!
Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo!
U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik!