AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 10:39

Bënë “kërdinë” duke vjedhur banesat në Tiranë, kapen dy “skifterat”

Bënë “kërdinë” duke vjedhur banesat në


Dy persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi kanë kryer një sërë vjedhjesh në banesa. Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Liqeni i thatë” u arrestuan 28-vjeçari -I. I., dhe 43-vjeçari E.S., të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta dy persona janë autorë të vjedhjes në disa banesa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni i thatë”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Liqeni i thatë”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here.