AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 10:08

Koronavirusi futet në qendrën e shëndetit mendor në Korçë, infektohen dy infermiere dhe kuzhinierja

Koronavirusi futet në qendrën e shëndetit mendor në


Infektohen me koronavirus dy infermiere dhe kuzhinierja e Qendrës Rezidenciale e Zhvillimit “Mimoza” në Korçë.

Mësohet se një pjesë e stafit të kësaj qendre është karantinuar ndërsa pjesa tjetër vazhdon punën, raporton Abc News.

Ndërkohë që ditën e djeshme u njoftua se ishte infektuar një sanitare në Pediatrinë e spitalit në Korçë, duke bërë që stafi mjekësor të karantinohet.