AKTUALITET, 23 Prill 2019, 10:28

Dështon sërish seanca për Shullazin, ja shkaku

Dështon sërish seanca për Shullazin, ja shkaku


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu për herë të 7-të seancën gjyqësore për anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte mos prania e avokatit të Gilmando Danit, Denion Bogdani, si dhe kërkesa e Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses se gjykatës, Saida Sollaku.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT.