TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqitën nesër para Gjykatës e Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte lënë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Bujupit.
Kurti e Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.
Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.
Prokuroria se disa deputetë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.
Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.
Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.
Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.