AKTUALITET, 12 Maj 2020, 20:20

Depoja e re e farmaceutike në QSUT/ Spahia: Fyejnë inteligjencën e shqiptarëve duke e paraqitur si shpikje rrote, sa i madh është zullimi me tenderat sekretë…

Depoja e re e farmaceutike në QSUT/ Spahia: Fyejnë inteligjencën

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia nuk i ndahet tenderave sekretë duke thënë se inagurimi sot i një depoje farmaceutike në QSUT është pikërisht për të fshehur abuzimet.

Spahia thotë se Rama fyen inteligjencën e shqiptarëve kur e paraqet atë depo si një shpikje rrote pasi ajo është protokoll i detyrueshëm i sigurisë për barnat në Europë.

Por sipas Spahisë, kjo nënkupton se sa i madh është zullumi që kanë bërë me tenderat sekretë.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

KUR EDI RAMA I SHFAQET NE KRAH USHTARES SE TIJ NE HALL

Kur laku i llogaridhënies para drejtësisë për tenderat korruptivë po shtrëngohet për Ogertën, Edi Rama i shfaqet në krah ushtares së vet. Normal abuzimet nuk bëhen pa lejen e liderit dhe prandaj inskenohen inspektime propagandistike për të treguar se sa shumë punon Ogerta e sa e vlerëson kryeministri. Por aq shumë është keqpërdorur propaganda, sa po shterojnë si resurset ashtu edhe idetë. Fyejnë inteligjencën e shqiptarëve duke u paraqitur depon farmaceutike të QSUT si shpikje rrote, atë që në fakt është protokoll i detyruseshëm i sigurisë për barnat në cdo vend europian. Po t’i shtosh kësaj edhe retorikën, se “deri dje” nuk kishte depo të tillë barnash, duke mohuar ekzistencen e depos dhe ne menyre te trashe edhe punen e paraardhesve, kur Edi Rama që e thotë ka 7 vite në pushtet, kupton sa i madh është zullumi që kanë bërë me tenderat sekretë, sa detyrohen të përdorin një kartë kaq të djegur, vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga abuzimet që i bëjnë pa kamerat e ERTV.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2613451422315575&id=100009522289777