AKTUALITET, 12 Maj 2020, 17:14

Iran, shkon në 6733 numri i viktimave nga COVID-19

Iran, shkon në 6733 numri i viktimave nga COVID-19

Ka shkuar në 6733 numri i viktimave nga COVID-19 në Iran, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 vdekje të reja.

Zyrtari i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 48 viktima dhe 1 481 raste të reja me COVID-19.

“Numri i viktimave ka arritur në 6 733, ndërsa numri i rasteve në 110,767. Gjithashtu 2713 prej personave të prekur nga virusi ndodhen në gjendje të rëndë ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 88,357”, shtoi Jahanpour.

Ai theksoi se në të gjithë vendin janë kryer 615,477 teste të COVID-19.